Draft — rekomandohet ta rishikojë një jurist para publikimit. Përditësuar: 18/11/2026

Politika e privatësisë

Edukimi Online është platformë edukative për fëmijë 3–15 vjeç. Llogaria hapet dhe menaxhohet vetëm nga prindi ose kujdestari ligjor. Ne zbatojmë parimet e Rregullores së Përgjithshme për Mbrojtjen e të Dhënave (GDPR) dhe të ligjit për mbrojtjen e të dhënave personale në Kosovë.

Çfarë të dhënash mbledhim

  • Prindi: emri, email-i, fjalëkalimi (i ruajtur i enkriptuar me hash), data e regjistrimit dhe e pëlqimit.
  • Fëmija: nofka, data e lindjes (për të zgjedhur përmbajtjen sipas moshës), dhe — vetëm nëse prindi zgjedh — gjinia dhe shteti.
  • Progresi: cilat leksione janë kryer, kur, dhe yjet e fituara.

Nuk kërkojmë mbiemrin, foto, adresë apo numër telefoni të fëmijës. Fëmijët nuk mund të komunikojnë me përdorues të tjerë dhe nuk ka renditje publike.

Pse i përdorim

  • Për t'i shfaqur fëmijës lojëra të përshtatshme për moshën.
  • Për t'i treguar prindit raportin e progresit dhe (nëse e zgjedh) raportin javor me email.
  • Për sigurinë e llogarisë (p.sh. kufizimi i tentativave të hyrjes).

Nuk i shesim dhe nuk i ndajmë të dhënat për reklama. Nuk ka reklama në platformë.

Shërbime të palëve të treta

  • Google Login (opsional) — nëse prindi zgjedh të hyjë me Google.
  • Video — disa leksione përmbajnë video nga YouTube në mënyrën "privacy-enhanced" (youtube-nocookie.com).
  • Paysera — përpunon pagesat e abonimit. Të dhënat e kartës futen te Paysera dhe nuk ruhen te ne; ne ruajmë vetëm numrin e porosisë, shumën dhe statusin.

Sa kohë i ruajmë

Për aq kohë sa llogaria është aktive. Prindi mund të fshijë një profil fëmije ose të gjithë llogarinë në çdo moment nga Llogaria — fshirja është e menjëhershme dhe e plotë.

Të drejtat tuaja

Keni të drejtë të kërkoni qasje, korrigjim, eksport ose fshirje të të dhënave. Na shkruani te [email protected].

Kushtet e përdorimit

  • Llogaria hapet nga një i rritur (18+) që është prind ose kujdestar i fëmijëve të shtuar.
  • Prindi është përgjegjës për ruajtjen e fjalëkalimit dhe të PIN-it prindëror.
  • Përmbajtja edukative është pronë e Edukimi Online ose e licencuar; nuk lejohet kopjimi për qëllime komerciale.
  • Abonimi Premium mund të anulohet në çdo kohë; aksesi vazhdon deri në fund të periudhës së paguar.